Pas deklaratave kontradiktore të ministrit Bushati dhe homologut të tij grek të Kotzias në lidhje me diskutimet për çështjen çame, Monika Kryemadhi ka shkruar në facebook se Rama nuk ka asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.
"Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve.Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është!", shkruan Monika Kryemadhi në facebook.
Ditën e djeshme ministri Bushati në Komisionin e Jashtëm tha se në negociatat me ministrin Kotzias është folur për çështjen Çame dhe për pronat e tyre në Çamëri.
Pas deklaratës së ministrit Ditmir Bushatit, ministri i Jashtëm grek Kotzias reagoi dhe tha se në bisedimet me palën shqiptare nuk është diskutuar për çështjen çame.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com