Kuvendi ndryshon formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se nga 18 anëtarë, komisioni i Reformës Zgjedhore bëhet me 10 anëtarë.
Anëtarët e PS-së do të jenë Gjiknuri, Gjylameti, Fino, Ferhati dhe Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili pritet të betohet si deputet nesër në parlament.
Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Korab Lita nga PD. Ndryshimet do të miratohen nesër në seancën plenare.
Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor, përfshirë dhe ndryshimin e sistemit.
Më herët, deputeti i grupit parlamentar të të pavarurve, Ralf Gjoni tha se duhen ndërhyrje të menjëhershme në Kodin Zgjedhor, duke shprehur besimin e plotë se do të arrihej një marrëveshje mes opozitës së re dhe qeverisë.
Anëtarët e pozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore