KAZAKISTAN - Negociatat mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore përfunduan pa ndonjë rezultat konkret në Kazakistan.

Në Almaty nga data 26 dhe 27 shkurt, autoritetet iraniane kanë diskutuar me autoritetet diplomatike më të larta të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi programin bërthamor të tyre.

Përfaqësuesit e lartë të diplomacisë ndërkombëtare ranë dakord të takohen përsëri në nivel ekspertësh në Stamboll muajin e ardhshëm dhe të rifillojnë diskutimet në qytetin e Kazakistanit më 5 prill.

Ministri i jashtëm i Iranit është shprehur optimist, se një marrëveshje mund të arrihet me fuqitë botërore mbi sanskionet, që janë vendosur mbi programin e diskutueshëm bërthamor të vendit.

Fuqitë botëore i kanë bërë të qartë Teheranit zyrtar, se do të vendosë sanksione më të rrepta ndaj tij nëse Irani vazhdon me aktivitetin e saj bërthamor të cilat do të dëmtojnë ekonominë e saj.

Negociatori rus Sergei Ryabkov konfirmoi se perëndimi mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit nëse ai ndalon pasurimin e uraniumit në 20 për qind.

Një diplomat iranian u shpreh se programi i Iranit për të prodhuar energji bërthamore është për qëllime paqësore dhe praktikohet sipas nevojave të vendit.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)