Qetësia e ditëve të fundit të ish kryeministrit Fatos Nano, sot po flet shumë. Brenda pak orësh trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë ka intensifikuar takimet me drejtuesit kryesorë politikë, Berisha e Rama , të cilët nuk janë takuar ende mes tyre për emrin e presidentit të ri.
Deri më sot nuk ka një emër konkret, por, as një përpjekje të Nanos për të nisur mbledhjen e firmave, çka e bëjnë atë, nga kandidat të vetëshpallur, në kandidat zyrtar në garën presidenciale.
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili ditë më parë ka vlerësuar Nanon si kandidaturën e duhur për president, ka takuar paradite kryeministrin Berisha. Takim, i cili erdhi pak minuta pasi Berisha negocioi me kreun e PBDNJ, Dule dhe ku, ky i fundit përmendi emrin e Nanos si emrin që i duhet politikës.
Brenda pak minutash është mësuar një takim i palajmëruar i trojkës së ambasadorëve me kryesocialistin Rama, i cili nuk ka mohuar asnjëherë emrin e paraardhësit të tij socialist si mundësi për kandidat për President.
Nga ana tjetër, në thuajse të njëjtën orë, kryeministri Berisha mblodhi njëherësh 3 aleatët e PD në qeverisje, Metën, Mediun e Idrizin. Me sejcilin prej tyre, sikundër edhe me Berishën, Fatos Nano është takuar për paraqitjen e platformës së tij.
Por, kandidati i vetëm, ndonëse i vetëshpallur nuk ka zhvilluar takime të tjera pas bisedimeve të mbajtura me kryeministrin Sali Berisha dhe tani është kthyer në spekatorin që ndjek zhvillimet.
Për tu regjistruar si kandidaturë për mandatin e kreut të shtetit, Nanos do ti duhet të mbledhë 20 firma deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë. Diçka të tillë nuk ja ka garantuar Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka votat e duhura.
Ish kryeministri duket se po preferon të qëndrojë gati për të qenë një kandidat i zgjidhjes së fundit, por, ndoshta edhe si njeriu që pasi ka shtruar rrugën e duhur, pret të nisë udhëtimin e tij presidencial pas tentativës së dështuar në vitin 2007.
/Shqiptarja.com