Negociatat për Presidentin e ri, Ivi Kaso: Ftesa e PS, tinëzare! Iu drejtua pjesës më të dobët të PD! Nuk ka rikandidim të Bashës për postin e kryetarit, s’ka mbështetje

Juristi i Komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se grupi i tij i cili tashmë ka marrë kontrollin e selisë blu pas vendimit të gjykatës nuk ka mandatuar askënd për të negociuar me PS për të emrin e presidentit të ri. Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Kaso tha se ftesa e PS është për diversion të PD, pasi Rama kërkon ta përçajë kundërshtarin.

Duke e cilësuar atë një ftesë tinëzare pasi i ka të gjitha votat për ta zgjedhur vetë Presidentin, Kaso tha se ia ka adresuar ftesën për negociata fraksionit më të dobët të PD, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt, por shtoi se dhe ai e mohoi që të ishte takuar për diskutime të tilla.

“Nuk është një ftesë e sinqertë, por për të bërë diversion mes demokratëve. Është e qartë se PS nuk i duhet asnjë vote e PD për të zgjedhur presidentin. Është mohuar edhe nga fraksioni tjetër brenda PD që të ketë pasur një takim të tillë me PS për presidentin, por ftesa në mënyrë tinëzare i është drejtuar pjesës më të dobët të PD për të zgjatur diversionin dhe dualizmin brenda PD. Kushdo qe pretendon se flet në emër të PD është person i pamandatuar nga asnjë forum i PD për të negociuar për presidentin”, tha Kaso.

Lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës, Kaso e cilëson më shumë si tërheqje taktike dhe me turet që ka bërë po teston bazën nëse ka mbështetje për të rikandiduar sërish në krye të PD. Por për Kason kjo nuk ka për të ndodhur pasi Basha nuk e ka mbështetjen e demokratëve.

“Kjo është një tërheqje taktike dhe jo një dorëheqje. Turi i nisur ka pasur qëllim për të parë se ku është me mbështetjen brenda PD. Sipas informacioneve tona mbështetjen e ka në nivel të ulët dhe ripropozimi i tij për në krye të PD në këtë moment do të ishte i pamundur pasi duhet të bindet pjesën më të madhe të demokratëve”, tha Kaso.

Në lidhje me negociatat për Presidentin, PS ka mandatuar Elisa Spiropali, Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin për të diskutuar për emrin e ri të Presidentit me grupet parlamentare, por ka mohuar në mënyrë kategorike që këto negociata të bëhen “me të vdekurit” duke iu referuar Berishës i shpallur non grata nga SHBA.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja