Negociatat për qeverisjen e ardhshme në Mal të Zi: Mbështetje verbale për Miodrag Lekiç

Negociatat për qeverisjen e ardhshme në Mal të Zi: Mbështetje verbale për Miodrag Lekiç

Milo Gjukanoviç

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi, Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja URA, janë pajtuar që Miograd Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re. Megjithatë, ky propozim nuk ka mbledhur 41 nënshkrime, aq sa kanë deputetë këto parti në Parlamentin e Malit të Zi, i cili ka 81 ulëse për deputetë.

Marrëveshja për mandatarin e ri u arrit para se të skadonte afati për një gjë të tillë, në mesnatën e 19 shtatorit, kur presidenti i shtetit Milo Gjukanoviç duhet të propozojë mandatarin për krijimin e Qeverisë, në bazë të propozimit të mbështetur me nënshkrimet e të paktën 41 deputetëve.

Lideri i Frontit Demokratik, Andria Mandiç, ishte i pari që njoftoi se është arritur pajtim për formimin e Qeverisë së re dhe për mbështetjen për Lekiçin.

“Sot, të gjithë e mbështetën atë dhe të gjithë u pajtuan që ta njoftojmë presidentin e Malit të Zi që t’i japë mandatin Lekiçit”, tha Mandiç pas takimit.

Pas këtij takimi, deputeti Dragan Kërpoviç tha se ende nuk ka nënshkrime të mjaftueshme që Lekiç të propozohet për mandatar, por shtoi se ekziston “mbështetja verbale”.

Zyrtarët e Lëvizjes URA nuk kanë dhënë nënshkrimet që Lekiç të bëhet mandatar për kryeministër. Qeverisë pakicë të Dritan Abazoviçit iu votua mosbesimi në Parlament më 20 gusht, pas 113 ditësh qeverisjeje.

Shkak ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore nga Abazoviçi me Kishën Ortodokse Serbe, më 3 gusht, gjë që u bë pa diskutim publik apo vlerësim profesional.

Nga ana e shumicës qeverisëse, DPS dhe SDP, më pas u dha njoftimi se kontrata në formën e saj aktuale është në kundërshtim me interesat kombëtare të Malit të Zi, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe në kundërshtim me karakterin laik të shtetit.

Qeveria e Abazoviçit u formua pas rënies së Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit, më 4 shkurt, mandati i të cilit zgjati rreth një vit e gjysmë. Ekzekutivi u formua nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe URA, të cilët së bashku fituan shumicën në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë