Tiranë- Gjykata e Posaçme ka zbutur sot (5 Dhjetor) masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Juridike në Ministrinë e Mjedisit, Alba Thoma, e marrë nën akuzë bashkë me 11 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Gjyqtarja Rudina Palloj pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për zbutje të masave të dhëna më parë “arrest shtëpie” nga dy shkallët dhe kthimin e saj në “detyrim për paraqitjeje”.
“Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet kërkuesja/e pandehura Alba Viktor Thoma të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore që do të përcaktohet nga prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00”, thuhet në vendim. SPAK ka dërguar për gjykim të pandehurit më 2 Gusht të këtij viti.
rejtoresha Juridike akuzohet se bashkë me ish-ministrin Koka dhe 7 anëtarë të Komisionit të Ofertave, kanë abuzuar ligjërisht dhe financiarisht me bonusin për rastin në fjalë, në kohën kur ëhstë dhënë leja për punimet e inceneratorit.
Kërkesa për zbutje ishte paraqitur më 2 Dhjetor nga avokati dhe sot u mor vendimi. Shkalla e parë kishte dhënë këtë masë më Dhjetor 2023 dhe më pas në Apel më 27 Janar 2024.