Nën akuzë për pastrim parash, prokuroria e Korçës çon për gjykim 2 të pandehurit! Si fshehën pasuritë e ardhura nga droga

Nën akuzë për pastrim parash, prokuroria e Korçës çon për gjykim 2 të pandehurit! Si fshehën pasuritë e ardhura nga droga

Prokuroria e Korçës

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet e nisura nw vitin 2020 dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 2 persona të cilët akuzohen për pastrim parash të ardhura nga veprimtaria kriminale e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri E.D akuzohet se ka kryer veprimtari kriminale të trafikut të drogës dhe paratë e përfituara i ka fshehur duke blerë një pronë me vlerë tregu 30.550.000 lekë të cilën e ka vendosur në emër të shtetases L.K e cila akuzohet si bashkëpunëtore e tij në pastrimin e parave të drogës. Më pas 61 vjeçarja L.K ia ka transferuar këtë pronë bashkëjetueses së 35 vjeçarit E.D.

Ky i fundit dyshohet se i ka investuar paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal edhe në blerjen e një apartamenti me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip “BMW” të cilin e ka vendosur në emër të bashkëjetueses së tij E.M.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimin për çështjen penale nr. 880 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve E.D. dhe L.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Nga hetimi, rezultoi se i pandehuri E.D., ka kryer veprimtari kriminale në fushën e mbajtjes, tregtimit, trafikimit të lëndëve narkotike, që vërtetohet nga dënimi i tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal si dhe arrestimi nga policia federale gjermane për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Nga kjo veprimtari kriminale, i pandehuri ka krijuar pasuri të konsiderueshme, të cilat i ka fshehur duke kthyer në pasuri të paluajtshme, konkretisht ndërtesë trekatëshe në rrugën “Naum Kristo Voskopoja”, Korçë, i cili sipas akt ekspertimit të datës 9.1.2023, rezulton me vlerë tregu 30.550.000 lekë. Këtë pasuri e ka fshehur në emër të shtetases L. K., e cila së bashku me motrën e saj F. M., kanë kursime nga të ardhurat e ligjshme në masën 4 999 042 lekë. Pra vlera e pasurisë së paluajtshme nuk justifikohet me të ardhurat e pronares formale. Shtetasja L.K. është gjithashtu pronare e pasurisë me sipërfaqe 182 m2 ndërtim dhe 147m2 truall si dhe ka subjekt “Linja 150” në emër të saj.

Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale të të pandehurit E.D. është kryer me ndihmën e të pandehurës L. K., e cila ka vendosur në emër të saj pasurinë e paluajtshme dhe me kontratë huapërdorje ia ka dhënë shtetases E.M. e cila është bashkëjetuese e të pandehurit.

E. D. është gjithashtu bashkëpronar në pasurinë apartament me sipërfaqe 51.9m2, pronar i automjetit tip  Toyota Rav 4, si dhe ka pasur në pronësi dy automjete të tjera.

Ndërsa shtetasja E. M. (bashkëjetuesja) disponon një apartament të blerë me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip BMW në vlerën e 20.000 mijë euro. Këto pasuri, dyshohet se janë investuar nga shtetasi E. D.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë