Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar 2 masa sigurie lidhur me abuzimin e bashkisë Himarë në njohjen e pronave në bregdet.
Hetimet për Goron përfunduan pak ditë më parë nga SPAK dhe dosja e tij ka shkuar për gjykim. Goro akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste dhe refuzim për deklarim e mosdeklarim të pasurisë. Së bashku me ish-zyrtarë të bashkisë Himarë, ata janë të lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mijë m2 e cila tashme ndodhet e sekuestruar me vendim te GJKKO. Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.
Goro u arrestua më 23 marsin e këtij viti dhe që në atë kohë mbahej në arrest në burg teksa ndaj tij vijonte hetimi prej SPAK.
Po po patjeter Goro e ka fajin. Xhaxhka e shkreta nuk kishte fuqi per te rregjistruar pronen ne Kadaster e Vlores, Goro me e fuqishme se ajo.. Spak ketu ka deshtuar
Përgjigju