Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra' për prefektin e Kukësit, Granit Gjana, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Ai u paraqit në gjykatë të enjten (7 dhjetor 2023) për njoftimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Pas seancës në gjykatë, Gjana mohoi akuzat.

.U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar. Nuk është favorizuar asnjë kompani” tha Granit Gjana pas seancës së GJKKO-së

Sipas prokurorisë, kallëzimi që u bë shkak për nisjen e hetimeve është dorëzuar në SPAK më 22 maj nga Florin Cungu administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

Më 25 korrik 2023 ish-nënkryetari i Bashkisë Kukës, Grait Gjana, u pyet në SPAK dhe pretenduar se kërkesa e shoqërisë ishte mbajtur nga drejtori i taksave Përparim Guri, që i kishte ngatërruar pa dashje me disa shkresa të tjera. Por SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedurat e tenderit të karburantit.

Gjana ushtroi për disa muaj edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Ditën e djeshme (6 dhjetor) u bë publik vendimi i GJKKO për pezullimin e Granit Gjanës nga detyra si prefekt i Kukësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:46
Pas Safet Gjicit, edhe prefekti i Kukësit në hetim! GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Granit Gjanën, ja pse u dorëhoq

 

GJKKO konfirmon masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana

GJKKO konfirmoi sot masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana. Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte  zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.

“U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar” tha Granit Gjana pas seancës

Ai akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.