Nën presionin e dorëheqjes se organizoi festë gjatë izolimit në pandemi, zyra e kryeministrit britanik i kërkon falje Mbretëreshës Elizabeta II
Kryeministri britanik Boris Johnson
Zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës britanike Elizabeta II, pasi është bërë e ditur se stafi i Qeverisë ka zhvilluar festë në zyrat e kryeministrisë, në periudhën e ceremonisë së funeralit të Princit Filip. Në atë kohë, grumbullimet në ambiente të brendshme, kanë qenë të ndaluara.
Johnson është duke u përballur me krizën më të rëndë gjatë udhëheqjes së tij, pasi pothuajse çdo ditë janë duke u publikuar dëshmi të organizimit të festave gjatë zbatimit të masave kufizuese për luftim të pandemisë. Në atë periudhë, qytetarët nuk kanë mundur që t’iu thonë lamtumirën e fundit familjarëve të vdekur.
Tani Johnson po përballet me kërkesë për të dhënë dorëheqje. Kundërshtarët besojnë se ai nuk ka aftësi për të udhëhequr shtetin dhe ka mashtruar parlamentin kur ka mohuar se janë shkelur rregulloret për koronavirus.
Fillimisht ka qenë e përditshmja britanike, Daily Telegraph që ka publikuar pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë së funeralit të Princit Filip.
“Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Johnsonit.
Sipas tij, Johnson nuk ka qenë pjesë e festës. Sipas gazetës Telegraph, stafi ka blerë në dyqan një valixhe me pije alkoolike, dhe ka derdhur verën nëpër tepih.
Të nesërmen, Mbretëresha Elizabeta II, ia ka dhënë lamtumirën e fundit Princit Filip, bashkëshortit të saj për 73 vjet, i cili ka vdekur në moshën 99-vjeçare./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
20.6%
-
JO
70.6%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 1971
Lajme të tjera
-
Suedia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtje para vendimit për anëtarësimin në NATO
11 Maj, 15:23
-
U kapën me ferma kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptarët dënohen me burg! Njëri doli zbuluar nga shenjat në kanaçen e birrës dhe bishtin e cigares
6 Maj, 08:31
-
Vrau mësuesen në Britani, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari Koçi Selmanaj
8 Prill, 15:30
-
Mbanin me hashash gjithë zonën, kapen ‘mat’ në gjumë 2 shqiptarë në Britani
6 Prill, 20:34
-
Britani/ Guvernatori i Bankës së Shtetit: Shoku nga çmimet e larta të energjisë më i madh se ai i viteve ‘70.
29 Mars, 12:51
-
Donte t’i shpëtonte ndjekjes penale pasi u ndalua nga policia për drejtim të paligjshëm, britanikja aplikon për certifikatën e saj të vdekjes
4 Mars, 11:08
-
38 vende mes tyre dhe Shqipëria referojnë në gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë Rusinë për krime lufte, Xhaçka: Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm
2 Mars, 22:59
-
VIDEO/ Në lot, gazetarja ukrainase qorton Boris Johnson: Fëmijë po vdesin, s'ndërhyni në Kiev sepse keni frikë! NATO i trembet Luftës së Tretë Botërore, por ajo ka filluar
1 Mars, 15:08
-
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Lufta mund të jetë fillimi i fundit për Putinin! Konflikti nuk do të mbarojë shpejt dhe do të jetë i përgjakshëm
27 Shkurt, 10:37
-
Sulmi i Rusisë në Ukrainë 'ngre në këmbë' botën! BE: Orët më të errëta për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore! Johnson: Bllokojmë linjat ajrore dhe bankat ruse! Lavrov: Perëndimi s'respekton ligjin ndërkombëtar
24 Shkurt, 08:59
-
Shqiptari hidhet nga çatia e 'shtëpisë së barit' në Angli, tentoi t'i shpëtojë policisë por thyen këmbën
23 Shkurt, 10:15
-
Shtohen trupa rus në kufi me Ukrainën, Johnson-Putin: Do t’iu godasim fortë, do të ketë ‘breshëri’ sanksionesh
22 Shkurt, 11:23