Nëna 22-vjeçare rrahu djalin në Durrës, Agjencia Shtetërore për mbrojtjen e Fëmijëve: Nëse përsëritet situata, i merret kujdestaria

Skena e rëndë e ndodhur në Durrës, ku nëna dhunon fëmijën e mitur dhe video bënë xhiron e rrjeteve sociale, u shoqërua me nisjen e hetimeve nga prokuroria. E reja është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të fëmijës 4 muajsh që e ushqen me gji. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe mbrojtjen e Fëmijëve, si institucion përgjegjës tha se ka nisur verifikimet.

“Ne e kemi marrë lajmin mediatikisht. Provat, videot ishin dërguar në polici. Janë vënë në lëvizje. Ka qenë 10-12 ditë kërkime. Ishte një nënë nomade, lypte. Më pas ishte identifikuar në bashkinë e Peqinit ku jetonte me familjen tjetër. Bashkëshortin e dytë, vjehrrin dhe dy fëmijët. Janë raste të brishta. Nëna është shoqëruar në prokurori, kanë nisur hetimet”, tha Alma Tandilli, drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.

Nëna 22-vjeçare është vendosur në monitorim periodik dhe sipas Tandillit, në rast se konstatohet përsëritje e dhunës, und do ti merren të dy fëmijët, për ti kaluar në kujdestarinë e shtetit.

“Fëmija ka qenë më ushqyerje në gji dhe është vendosur të monitorohet e lirë. Do mbahet në monitorim dhe nëse evidentojmë dhunë do vendosim ti marrim fëmijët. Nuk merret vetëm fëmija e dhunuar, por dhe fëmija që është në gji”, tha Tandilli.

Një akt i tillë i heqjes së kujdestarisë së fëmijës, parashikohet edhe legjislacionin shqiptar.

“Nëse rezulton se të dy prindërit, si babai dhe nënë ushtrojnë dhunë të përsëritur ndaj fëmijës, nën seksioni familjar i gjykatës, merr vendim për ti kaluar shtetit”, tregoi avokatja Vjollca Pustina.

Megjithatë pavarësisht rasteve të heqjes së kujdestarisë, institucionet bëjnë kujdes që fëmija të mos humbasë lidhjet me familjen

“Ne e heqim nga familja. Ka raste që ne kemi hequr përgjegjësinë prindërore. I çojmë në institucione përgjegjëse, ose tek një familjar i afërm”, tha Tandill.

Sipas statistikave, rastet e trajtimit jo të duhur ndaj miturve, nga viti në vit kanë pasur një rritje pasi vetëm gjatë vitit 2022, janë marrë në mbrojtje 2400 fëmijë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete