DETROIT-Emigrantja shqiptare Cile Precetaj po merr frymë e lehtësuar sot për dy arsye. Ajo fitoi të paktën edhe një vit tjetër qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani ajo ndihet më e qetë.  “Tani unë mund të udhëtoj me tim bir përgjatë fushës së Ohajos”-shprehet nëna 41 –vjeçare.

Pas dhënies së urdhërit të dëbimit nga qeveria ajo ishte e shqetësuar për tre fëmijët e saj, veçanërisht për djalin e saj 11-vjeçar.

 “Ai do të lumturohet”-rrëfen shqiptarja. Percetaj e cila duhej të deportohej nga Amerika ditën e martë, mori një telefonatë nga autoritetet të premten pasdite.

Ata  i kërkuan asaj që të shkonte në Zyrën e Emigracionit të Detroit duke shtyrjen e qëndrimit të saj në SHBA. Në zyrën e Migracionit  Percetaj mori një letër  ku thuhej se qëndrimi i saj ishte i garantuar të paktën edhe për një vit.  

Në përfundim të lejes së qëndrimit 1-vjeçare, avokati i saj mund të paraqesë kërkesën për  zgjatje të qëndrimit  dhe ky process mund ta përsëritet çdo vit. Precetaj, hyri 13 vjet më parë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka lindur tre fëmijë në USA me bashkëshortin e saj, i cili është gjithashtu shqiptar.  Ai nuk ka kryer asnjë vepër kriminale dhe paguan taksat për punën që bën në restorante të ndryshme.

“Jam shumë e lumtur. Ky është një lajm i mirë”-thotë e emocionuar Percetaj ndërsa po darkon me vajzën e saj 4-vjeçare në një restorant në Detroit.

 “ Gjithshka që dëshiroj është të qëndroj këtu, të rris fëmijët e mi dhe të kem një jetë normale. Avokati i saj Andreë Johnson thotë se ky lehtësim ndaj Pecetaj u bë me vonesë.

. “Kjo është ajo që në thelb ne kemi kërkuar"-shprehet ai. “ Jam i lumtur që e arritëm këtë, jam i lumtur me rezultatin e arritur por puna nuk duhet të kishte arritur deri këtu”.  

Johnson depozitoi kërkesën për qëndrimin e saj të premten dhe po këtë ditë qeveria iu përgjigj letrës së tij. “Baza e kësaj kërkese ishte se zonja Percetaj dëshironte të qëndronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu kujdesur për fëmijët e saj.

Në të u paraqitën fakte se përse ajo duhet të qëndronte, duke kërkuar më pas që leja e qëndrimti të shtyhej të paktën edhe për një vit. Kërkesa ishte e firmosur nga Rebecca Adducci, drejtoreshë e terrenit pranë Zyrës së Emigracionit dhe Doganave në  USA.  

Në letër vihej në dukje se  se qëndrimi i saj nuk përbën asnjë rrezik dhe nuk binte në kundërshtim me ligjet dhe statutin e SHBA-ve e se ajo duhet të ndiqte të gjitha rrugët ligjore për të qëndruar në vkëtë vend.  Shqiptarja do të deportohej nga SHBA të martën.

Ajo mori një njoftim ku I kërkohej që të largohej nga vendi brenda 24-orëve.  Historia e saj u bë publike në median e lirë duke shkatuar një protestë publike, gjë që bëri të mundur rishikimin e vendimit të qeverisë.  Percetaj u vendos ilegalisht në SHBA në vitin 2000. 

Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)