Nëna e grekut: Djalin ma vranë padrejtësisht, më ktheni trupin, pse po e mbani kaq shumë?

Nëna e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, që u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka folur sërish për mediat greke. Vasilia Kaçifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht.

Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?

Vasilia Kaçifa

Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bashkë me avokatin dhe të atin e viktimës ishte edhe kunati. Vangelis Sakellarakis u shpreh se për arsyet se përse nuk e tërhoqën trupin e 35-vjeçarit do të flasë më vonë.

Nuk arritëm as sot të të marrim Konstandinin për disa arsye që do të themi më vonë.

Vangelis Sakellarakis

Ndërkohë që sipas mediave greke është thirrur për të dëshmuar para grupit hetimor edhe ish-gruaja e 35-vjeçarit. Konstantinos Kaçifa ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë, ndërsa kanë edhe një fëmijë.

Ndërkohë që mediat në Athinë njoftojnë se bazuar në burime diplomatike, përfaqësuesit grekë janë informuar dje nga pala shqiptare për ngjarjen dhe ecurinë e hetimeve. Po sipas mediave fqinje, pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria shqiptare “që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse”.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar. 

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para tre ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa dje zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e ngjarjes është test për negociatat mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 04/11/2018 00:02

    Nuk mund te kuptohet se si keta prinder kane vepruar me birin e tyre kur ai ekspozohej ne FB vetem me foto ushtarake dhe me mesazhe lufte, vdekje dhe armatime.E frymezonin e nxitnin apo e keshillonin te mos ngaterohej me keto pune?Po diten e gjemes?Po ne momentin qe hyn ne shtepi vishet si ushtar grek dhe merr ne dore armen e del perseri?Nuk e pyeten ku shkon? Po ne momentin qe hyn RENEA ne shtepi dhe ben kontroll nuk pyeti nena perseri perse, cka ndodhur, dhe te shkonte bashke me ata dhe ta gjente djalin, te dilte ajo garant se do te dorezohej dhe mos perfundonte ashtu si vajti puna?Jo, asnje nga keto nuk bene por prisnin ne shtepi per lajmet nga "heroi" i tyre, dhe lajmet skishte si te mos vinin, dhe ate qe gatuan tani po e hane.

    Përgjigju
  • Maks: 03/11/2018 16:39

    Me vjen keq per ty zonj. Po djali yt gjeti ate qe kerkonte ai ishte terrorist ortodoks

    Përgjigju
  • Fraiku: 03/11/2018 15:02

    Nuk doje ta merrje tet bir terrorist ne fillim prandaj po e mbajne. Hetim, riekspertim etj, ky eshte ligji njelloj si greqi. Greket ju qeshin nga pas sepse e dijne te verteten, po ashtu dhe juve por ju genjeu mendja se do perfitonit ndonje gje. Nuk ta vrane shqiptaret por edukata juaj prej injorantesh dhe genjeshtra. Po ti tregoje tet biri se nga keni ardhur dhe perse jeni vendosur ne tokat shqiptare sot do e kishe prane vetes.

    Përgjigju
  • jeton fadil "BAJG" gjoleka: 03/11/2018 12:23

    Ti moj nëna e kriminelit grek ai mori atë qē meritonte. Në çdo vënd të ksaj bote po gjuajte policin me arm të vrasin. Si mendon ti që drejtësia ishte që ai të vriste policët ? Po kta polic sjan bij nënash ? Ti ta kishe edukuar këtë krimbin tënd që hiqesh si trim e sdo ti ndodhte gjë. Ai gjeti atë që kërkonte.

    Përgjigju
  • tonin: 03/11/2018 11:00

    mire e ke qe thua padrejtsisht,se po qe me drejtesi ai duhej varur ne litar

    Përgjigju
    • Fr: 03/11/2018 14:54

      Ta kishin varur do ishte gjeja me e mir dhe pastaj le te flisnin... keta njerez qenkan te pacipe fare ok vdekja eshte e dhimbshme po te kish vrar nje polic.. nje bravo renea qe sinqerisht me eshte ber qefi qe e vrane..

  • Gege Kosova: 03/11/2018 09:00

    Kufoma e djalit do te kthehet,pasi te kryhen veprimet e parapar me ligj per raste te tilla. Nene je,ke dhembje nene, kete e dijme te gjithe,e dijme edhe ne shqiptaret qe, jemi te sprovuar me shume se gjithe te tjeret,Sespe na keni vrar ne token e shtepin tone,Na keni vrar e masakruar para prinderve,para femijeve,para familjareve.kurre nuk deshiroj qe shqiptaret te "hakmerren" ne ato forma e meny ra sic kane vepruar te tjeret ndaj nesh,Kurre shqiptareve nuk ju deshiroj nje veprim e nivel te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT