Report Tv siguron fotot e automatikut AK47 të përdorur nga Kaçifas, ja shënjestra e sofistikuar

Report Tv siguron fotot e automatikut AK47 të përdorur nga Kaçifas, ja shënjestra e sofistikuar

Arma tip kallashnikov e modifikuar që përdori ekstremisti Kacifas kundër policisë, fotoja e fiksuar në vendin e ngjarjes pas vrasjes së grekut

Report Tv dhe Shqiptarja.com publikojnë fotot e automatikut të modifikuar që ka përdorur Kostandinos Kacifas të dielën e kaluar në Bularat të Gjirokastrës, kundër forcave policore dhe efektivëve të RENE-as.

Siç duket edhe nga fotot, mbi automatikun AK47 është montuar një shënjestër mjaft e sofistikuar. Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka theksuar pak ditë më parë nga studio e emisionit “REPOLITIX” që arma e përdorur nga Kacifas ka qenë mjaft e sofistikuar, me plumba tejshpues, çka do të thotë që depërtojnë edhe makinat e blinduara.

 

Arma AK-47 e modifikuar e ekstremistit grek

35-vjeçari Kaçifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleksander Peci: 04/11/2018 00:21

    Nuk ka plumba tejshpues o Tan Hoxha, por blindshpues djeges (perforanti sic i thone italianet). Arma nuk eshte ultramoderne, por nje automatik Model 56, kopje kineze e AKM-se sopvjetike, qe sic e ka edhe emrin eshte nje AK 47 pak e modernizuar. Armes i eshte vene nje dylbi(Scope sic thote inglizi) me duket si dylbi snajperi rus SDV, por varienti modern i SDV-se, me polimer jo me dru si SDV-te e kohes se Dulles. Per me teper kemi te bejme me nje modifikim. Ky lloj kallashi nuk ehste projektuar per t'i montuarmbi kapakun e kutise se tytes nje bicim Piccatiny rail, qe si modifikim gjynahqar qe eshte ul cilesine e qitjes. Si arme eshte mjaft inferiore (pervec qe me mire se Heckler & Koch duron abuzimin: balten, ujin, reren, perplasjet me objekte te forta)ndaj H&K te brezit te funduit, qe ka RENEA.

    Përgjigju
  • Sonja: 03/11/2018 07:04

    A iu kerkua konsullit Grek qe autoritetet ligjzbatuese ne Greqi te zbardhin veprimtarine e personit nw fjale ne Greqi, nw mwnyrw qw tw zbardhet sa me shpejt e vereteta?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor