Nëna e la fëmijën në shtëpinë e
foshnjes, e rimerr pas një viti e gjysmë

Nëna e la fëmijën në shtëpinë e<br />foshnjes, e rimerr pas një viti e gjysmë
Ahmeti është vetëm 1 vjeç e gjysëm dhe fatmirësisht arriti të bashkohej me nënën e tij dhe të rritet prej saj, të marrë përqafimin e saj.

Kur ai lindi, kushtet eknomike të familjes së tij, detyruarn nënën ta linte atë në shtwpinë e fshonjës.

Që nga momentet e para të jetës ai jetoi në shtëpinë e foshnjës “Hana dhe Rozafa”dhe falë ndihmës dhe asistencës së ofruar, nëna e tij Dashuria, tashmë mund ta ketë në krahë foshnjën e saj.

Ai ka filluar të ecë dhe së bashku me nënën dhe 3 motrat dhe vëllezërit e tjerë, do të jetojnë së bashku.

Ndërkohë që Ahmeti do të vazhdojë të qëndrojë larg babit, të tij, pasi gjykata ja ka hequr këtë të drejtë këtij të fundit. 

Dashuria tregon se merr ndihmë mujore për ushqimet që konsumon ajo dhe 4 fëmijët e saj. 

Dashuria nuk e ka të lehtë të tregojë historinë e saj para kamerave. Megjithatë ajo tashmë ndihet më e fortë dhe e mbështetur në të njëjtën kohë për rritur 4 fëmijët e saj e vetme.

Punon me periudha kohe të shkurtëra, pasi ajo nuk ka një profesion. Megjtihatë ndihet mirënjohëse që falë ndihmës së dhënë, mund të rritë fëmijët pranë vetes.

Prandaj edhe Ahmeti sot, është nën mbrojtjen e përqafimt të nënës. 

Në shtëpinë e foshnjës njihen histroi suksesi dhe suskes konsiderohet kur foshnjat kthehen në familjen e origjinës, ose që arrijnë të birësohen nga familje të shëndetshme.

Por deri sa të birësohen, këta fëmijë mund të ndiejnë deri diku ngrohtësinë familjare nga “familjet kujdestare”. Aktualisht janë 280 familje që ofrojnë përkujdesje për fëmijët e braktisur nga 90 që kanë qenë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois