E vrau për orën Rolex dhe varësen e floririt/ Nëna e Mariglen Gjonajt për Report Tv: Kristian Cenaj të varet në mes të Mamurrasit! Të tregojë kush janë vrasësit e tjerë

TIRANË- Më zërin që i dridhej, nëna e Mariglen Gjonajt, 16-vjeçarit i cili ishte vrarë dhe groposur për një orë Rolex, 7 vite më parë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, në një interviste për Report Tv ka kërkuar drejtësi për të birin. Nga Franca, Liljana Gjonaj, e cila tha se pavarësisht dhimbjes u ndje e lehtësuar, hodhi dyshime se veç Kristian Cenajt, i arrestuar tashmë si vrasës i të miturit, ka edhe bashkëpunëtor të tjerë në masakrimin e djalit të saj. Me tonë të larta, Gjonaj kërkoi dënimin maksimal ndaj 30-vjeçarit dhe tha se meriton varje në mes të Mamurrasit që të bëhet shembull për këdo që vret bij nënash të pafajshëm.

‘Shpresoj që ky monstër ky kriminel të marrë dënimin e merituar dhe të zbardhet çdo gjë që ka bërë. Të tregojë kush janë vrasësit dhe kush janë ato monstra që e paguan që t’i merrnin jetën një minoreni. Unë e kam akuzuar Kristianin edhe fjalë i kemi dërguar në shtëpi Kristianit ai të hapë gojën. Shteti të reflektojë. Atë e di shteti dhe Kristiani. Shteti të vazhdojë me hetimet. Ai preu në besë dritën e syve të mi, u shit nga Kristian Cenaj. I bëj thirrje Kristianit dhe të atit të tij dhe shtetit që të nxjerri të drejtën. Ka qenë fajtor që ditën që ka bërë vrasjen e djalit tim. Ai meriton varjen dhe të varet në mes të Mamurrasit dhe të jetë shembull për të gjithë që vrasin bijtë e nënave. Fëmija ime ka parë tmerr me sy.(qan, i dridhet zëri) Më ka hequr dritë e syve! Kërkoj që të merret masa më të rënda për këtë njeri dhe mos të pajtohet shteti dhe as njerëzit, e as populli, e as policia, ma ka bërë djalin me 2 valle, një pjesë e trupit të djalit tim ka mbetur në Fushë Kuqe, disa eshtra janë në varr. Kush ka lyer dyert me gjakun e djalit të dalë përpara drejtësisë.’- u shpreh Liljana.

Ajo rikujtoi edhe një herë momentet e fundit me djalin, ku tha se kishte bizhuteri me vete, por nuk kishte menduar se kishin një vlerë aq të lartë.

‘Djali kishte një orë dore dhe i thash ku e more, më tha e një shokut. Më tha do të vij në orën 9 këtu në shtëpi. Por nuk erdhi. Për orën se dija se çfarë vlere ka. Fëmijët i kam rritur me gjak e sakrifica i kam rrit e vetme. Bizhuteritë ishin të një shoku të vëllait. Unë se dija se çfarë çmimi kishin bizhuteritë, se nuk do t’ja lija.’- u shpreh ajo.

Liljana tha se është në hasmëri edhe me familjen që i ka vrarë bashkëshortin vite më parë, ku tha se e kanë prerë në besë.

‘Jemi në hasmëri e vrau padrejtësisht. Ishte një sherr fëmijësh e preu në besë bashkëshortin tim dhe e vrau. Kam diçka për vrasjen e bashkëshortin, s’kemi marrë asnjëherë pjesë për gjyqin që është bërë për bashkëshortin tim, autori ka bërë shumë pak vjet burg, kur ai duhet të merrte dënimin e merituar, se la 3 jetime, më la vetëm djalin e vogël 5-vjeç. Vijoj të jemi në gjak, e dinë burrat e shtëpisë. Ai ka bërë dasmën, ka bërë valle në shtëpinë tonë, në shtëpinë e atij ka pasur aheng, ka bërë gëzim në shpinë, sikur s’ka ndodhur asgjë.’- tha ajo.

Po ashtu edhe avokati i çështjes, Eduard Mullaraj, në një intervistë për Report Tv, tha se vrasja  nuk mund të bëhej nga një njeri dhe se ka dyshime se janë të përfshirë mbi 3 persona.

‘Ne kemi këmbëngulur dhe vazhdojmë të këmbëngulim për zbardhjen e ngjarjes. Vrasja nuk mund ta bënte vetëm një njeri. Pjesë e kësaj vrasje mund të jenë mbi 3 persona të cilët e kanë masakruar vetëm për ta grabitur. Kanë gjetur atë rrugë të trishtë, duke e vrarë një fëmijë 16-vjeç për t’i grabitur një orë. Nga momenti që ky shtetas ashtu siç tregojnë familjarët e ka marrë këtë fëmijë në makinë nga ai moment Marigleni është zhdukur.’- u shpreh Mullaraj.

Ndërkohë Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest ne burg për shtetasin Kristjan Cenaj i arrestuar me 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kane qenë dhe familjar të autorit të dyshuar. 30-vjeçari nuk ka pranuar akuzat. Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në aereportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia. Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
Vrasja e Mariglen Gjonajt, lihet në burg 30-vjeçari! Kristian Cenaj mohon akuzat: S’kam lidhje me ngjarjen

30-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar tre ditë në parë për vrasjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj, do të qëndrojë ne burg. Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit dhe në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura e cila zgjati me shumë se 60-minuta, mësohet se 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Por referuar provave të paraqitura, gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkurorit Bardhyl Shehu dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 30-vjeçarin Kristjan Cenaj. Ndaj tij Është ngritur akuza e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, pasi mendohet se e ka vrarë 16-vjeçarin Maringlen Gjonaj me qëllim grabitjen, pasi ditën e ngjarjes si kishte patur me vetë një orë Roleks dhe një varëse floriri.

Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë jashtë ambienteve të gjykatës ishin familjar dhe të afërm të shumtë të autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa avokati i tij pritet të ankimojë vendimin në gjykatën e Apelit Tiranë. Vrasja e Maringlen Gjonaj u zbardh 7 vite pas zhdukjes së tij dhe 4 muaj pas gjetjes së eshtreve në një zone me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar