Qëllimi i postimeve duke u stërvitur, Ilir Meta nga Korça: Bëni sport, mos pini mall! Kam marrë sustat me vete

 

Nga Korça, kreu i PL-së Ilir Meta në konferencë me gazetarët kritikoi koalicionin 'Bashkë Fitojmë' pasi dështoi në zgjedhjet lokale të 14 majit.

'Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nëse do kishte funksionuar do të kishte fituar. Fakti që nuk funksionoi tregoi rezultatin në këshilla bashkiake. Shumë vota u trafikuan në parti inekzistente. Nëse gjithë këshilltarët e opozitës në Tiranë luftojnë si Tedi Blushi ta dini se ai lali i 5 d-ve nuk rri më tek zyra as 1 javë. E po kështu edhe për Raqkën tuaj. PL është më e fortë se kurrë dhe e gatshme për të qenë uragan dhe ti jap frymëmarrje aksionit opozitar. Po të ishte e dobët opozita nuk e izolonin Sali Berishën. Opozita lokale këtu është ku të thërret qameti, por shumë shpejt do ngrihet. Kemi ardhur të shohim aeroportin, stacionin hekurudhor, TEC, stadiumin. Opozita politike është shumë prapa qytetarëve. Investim i Edi Ramës ka qenë tek korruptimi i opozitës, për 10 vite kishte Lulzim Basha dhe tek korruptimi i ndërkombëtarëve.'

Meta dhe koment edhe për videot sportive që poston në rrjtet sociale, duke thënë se qëllimi është të bësh sport dhe të mos pish mall.

'Kam marrë sustat me vete. Bëj stërvitje në zyrë. Sporti është pjesë e jetës sime. Kam qenë sportist. Mund të pyesnit edhe një mikun tim të paharruar që nuk jeton më nga Rrëmbeci. Qëllimi është bëni sport mos pini mall. Maja e Çikës më kanë thënë që është maja më e bukur në botë. Kam provuar Jezercën, do ta provoj dhe majën e Çikës. Sporti është prioritet madhor për PL. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën, nuk duhen shkatërruar objektet sportive për kulla. U shokova edhe pak më parë me disa personalitete të sportit në Korçë, se si mundet që askush nga bashkia nuk mori pjesë në përcjelljen e një sportisti si Todi Vaso. Njeri  i jashtëzakonshëm. Pyeta si mund të ndodhi kjo gjë. Kishte bërë një krim të madh Todo Vaso, sepse kishte dal kundër prishjes së stadiumit dhe kullave të Rilindjes. Koha e mposhtjes së një fuqie të kalbur që bazohet mbi frikën e qytetarëve të saj dhe korruptimit të opozitës ka mbaruar.'


Lajmi kryesor:

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Politike! S’përbën interes për mua


G.K/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni