Nëna e shtatë fëmijëve operohet me sukses në QSUT, Rama: Ishte ndërhyrje e vështirë

Nëna e shtatë fëmijëve operohet me sukses në QSUT, Rama: Ishte ndërhyrje e vështirë

TIRANE-Një grua nga Novosela është operuar me sukses nga një tumor në tru në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Rastin e ka publikuar kryeministri Rama, që thotë se ndërhyrja ishte e vështirë, por falë punës së mjekëve 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën.

"Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cënim të funksioneve të organizmit. Respekt për bluzat e bardha" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 12/09/2019 08:31

    Ore vetem rilindja eshte ajo qe ben te pamunduren!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?