TIRANE- Nëna e Xhulio Shpartit, kërkon ndihmë nga Byroja Shqiptare e Sgurimit, e cila prej 2 vitesh mban peng kurimin e djalit të saj në një klinikë jashtë shtetit. E ëma e Xhulios, shprehet se kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore, por që në fakt nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare. ”E vetmja ndihmë që kam për momentin është vetëm pensioni i invaliditetit që djali merr. Me këtë shumë financiar kryej kujdesin ndaj djalit, duke filluar nga ushqimi, mjekimi dhe bebelinat, pasi nuk mund të ngrihet”-shprehet nëna e Xhulio Shpartit. Për momentin së bashku me dy djemtë jetojmë në shtëpinë e vllait, pasi skam asnjë vend ku të qëndroj.

Burri më ka vdekur para disa vitesh dhe skam asnjë përkrahje. “Kemi fituar gjithçka nëpër gjyqet por s’na kanë dhënë asnjë lekë. Në këtë gjëndje që është djali, e kemi çuar dhjetëra herë në Tiranë, dhe sërisht jemi kthyer, pasi na kanë gënjyer dhe mashtruar. Po tallen me fatin tonë”-tregon më tej mamaja e 17-vjeçarit. Aktualisht çështja është duke u ndjekur nga një zyrë përmbarimore në Tiranë, por sërisht personi që ka detyrimin dhe përgjegjësinë për të kryer ekzekutimin e vendimit Saimir Zëmblaku, nuk ka kryer asnjë pagesë për këtë familje. Zëmblaku, në disa raste u ka premtuar në familjarëve zgjidhjen e këtij problem, por që në fakt nuk ka marrë asnjë masë për ardhjen në ndihmë të 17-vjeçarit Xhulio Shparti që prej disa vitesh qëndron i paralizuar dhe që nuk është në gjëndje të ngrihet në këmbë.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)