Report Tv ka mësuar detaje të reja mbi 18-vjeçaren, që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë, pasi humbi ndjenjat në orën e mësimit. Adoleshentja Gerta Kasa ka kaluar një jetë tepër të vështirë.

Ajo është rritur pa dashurinë e të ëmës, e cila mësohet se ka vdekur gjatë lindjes së vajzës së vetme, Gertës. Kështu, Gerta është rritur me njerkën deri në moshën 18-vjeçare, kur do të mbyllte sytë përgjithmonë.

18-vjeçarja jetonte me të atin dhe njerkën, ndërsa mësohet se kanë pasur shumë probleme ekonomike. E reja u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë tragjike, teksa humbi ndjenjat në orën e mësimit, në gjimnazin ‘Jani minga’, dhe mbërriti e pajetë në spital. Nga dyshimet e para thuhet se vajza vuante nga epilepsia, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të saktësuar shkaqet e vërteta. 


Viktima  Gerta Kasa