Një nënë 25-vjeçare ka mbyllur fëmijën e saj 2 vjeç në makinë teksa vetë argëtohej më shoqërinë e saj në një pub.

Kanë qenë të qarat e fëmijës që kanë vënë në lëvizjë policinë dhe kalimtarët që e kanë dëgjuar 2-vjeçarin të qante.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Schaffheausen, në veri Zvicrës, ku policisë iu desh të lajmëronte një mekanik që të lironte të miturin.

25-vjeçarja nuk u bë e gjallë deri pas mesnate, por ajo tashmë do të përballet më akuzën e neglizhencës ndaj fëmijës së mitur, të cilin e mbylli në makinë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com