Nëndetësja bërthamore amerikane që sulmoi Sirinë, në portin e Napolit? Polemika në Itali

Nëndetësja bërthamore amerikane që sulmoi Sirinë, në portin e Napolit? Polemika në Itali

Nendetesja amerikane Uss John Warner

Nëndetësja bërthamore amerikane Uss John Warner që rezulton se është një prej mjeteve lundruese amerikane që morën pjesë në sulmin raketor në Siri, ka shkaktuar debat në Itali.

Në fakt, kryebashkiaku i Napolit i është ankuar kapitenit të Portit të këtij qytetit, për praninë e nëndetëses në fjalë.

Edhe kryetari i Lëvizjes 5 Yjet i ka kërkuar shpjegime kryeministrit Gentiloni.

Kanali në YouTube “Aiir Source military”, që grumbullon materiale lidhur me veprimtaritë e fircave të armatosura amerikane, ka publikuar në fakt një video që ëhstë bërë të shtunën, ditën e sulmit, dhe që dëshmon lëshimin e një rakete Tomahawk nga një nëndetëse që identifikohet pikërisht si John Warner (SSN 765) e vendosur në Detin Mesdhe.

Kryebashkiaku i Napolit Luigi de Magistris i ka dërguar javën e kaluar një letër Kundëradmiralit Arturo Faraone, komandant i kapitenerisë së portit të Napolit, lidhur me praninë në port javët e kaluara të një nëndetëseje bërthamore amerikane.

"Kam mësuar – shkruante kryebashkiaku – se më 20 mars nëndetësja bërthamore amerikane Uss John Ëarner ka mbërritur në port në qytetin tonë. Kam lexuar edhe urdhrin n.17/2018 që ju keni lëshuar për masat përkatëse të sigurisë dhe lundrimit. Dëshiroj të theksoj në këtë kuadër, se më 23 shtator 2015 është miratuar, me nismën time, vendimi n.609 përmes të cilit është deklaruar “zonë e denuklearizuar” porti i Napolit. Ky akt – vijon kryebashkiaku – e shfaq qartë vullnetin për të ndaluar ndalimin dhe ankorimin, të çdo mjeti lundrues me aftësi bërthamore apo që ka armë bërthamore. Jo vetëm kaq, por shpreh dhe riafrimon rolin e Napolit si “Qytet Paqeje”, e respektueshme për të drejtat themelorë të kujtdo, e bindur për çarmatimin dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar”.  

Letra e de Magistris mbyllej me kërkesën ndaj admiralit Faraone që “të marrë në konsideratë, që për situata të ngjashme në të ardhmen, vendosmëria dhe vullneti i shprehur në vendimin 609 kanë të bëjnë me mospëlqimin që anije të karakteristikave të tilla të qëndrojnë apo të kalojnë në ujërat e qytetit tonë”.

Më vonë për këtë çështje ishte shprehur edhe kryetari i partisë 5 Yjet Luigi Di Maio: “Shpresoj që kryeministri Gentiloni të sqarojë në Parlament çështjen e nëndetëses bërthamoire amerikane që mësohet se ka qëndruar në Portin e Napolit. Nuk është e qartë nëse ajo nëndetëse ka marrë pjesë në sulmin në Siri” – tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin