Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Vutë 1300 policë para një plake të vobektë! Veliaj po qe burrë të vij këtu në shesh të burrave

Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj nën lagjen 5 Maji, ka qenë e pranishme në seancën dëgjimore për prishjet ete 5 maji në Komisionin e Ligjeve. Nënë Liza tha se ajo kërkon nga shteti t'i jap përgjigje të saktë se çdo bëhet me të dhe se deri tani nuk ka firmosur asnjë kontratë. Nënë Liza tha se policiët u sollën me të si të ishin xhandarët e Zogut , nuk e lanë as të hynte në banesë  për të marrë ilaçet, rrobat apo edhe paratë e bukës që i kishin mbetur brenda banesës, që sot kanë mbetur vetëm rrënoja.

Nënë Liza: Në as jemi vra dhe as jemi pre, po dukem përgjigje të saktë nga shteti. ose të na marrin të na pushkatojnë të bregu i lumit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policië na nxorrën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plak për me më nxjerrë gjithë ata policë.Këtu s'ka drejtësi, drejtësia ka mbaru, këtu s'ka shtet. Mua s'më gënjen as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. Une fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?
Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet, me Erion Veliaj, ne s'po hyjmë në Europë, por në gropë. Erion Veliaj, po qe burrë të vijë këtu.

Bushka: Keni ardhur për politike apo për të treguar hallin tuaj. Zonja Liza flisni për problemin dhe shqetësimin që keni për pronën tuaj.

Nënë Liza: Unë kam ardhë për hallin tim, Nona nuk e njeh politikën. Unë vdes në rrënoja dhe nuk dal nga shtëpia, unë jam malësore dhe nuk trembem nga askush.

 


Lajmi kryesor:

‘Ligjet’ seancë dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, mungon Veliaj! PD: Të vijë kreu i Bashkisë! Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Kush e dhuron nga ju banesën?


/AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?



×

Lajmi i fundit

John

Jupi në 'Pa Protokoll': Gara e 'Rithemelimit' e njëanëshme! Bushati: Ka mbështetjen e bazës! Lumezi: Demokratët të bashkohen pa Bashën e Berishën