Nënë Tereza propozohet si fytyra
e re e kartmonedhës 10-dollarëshe

Nënë Tereza propozohet si fytyra<br />e re e kartmonedhës 10-dollarëshe
Kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kasich ka bërë një kërkesë të pazakontë. Pas shumë ideve se kush duhet të jetë fytyra e kartmonedhës së 10-dollarit amerikan, ai propozoi humanisten Nëna Terezë.

Kasich tha se ai personalisht e ka takuar atë dhe se ishte një grua e ëmbël. Ideja e tij ishte pak e papritur dhe nuk dihet nëse do të merret në konsideratë apo jo. Pak e vështirë për t'u realizuar pasi fytyra e monedhës amerikane duhet të jetë një shtetas amerikan.

Jeb Bush, guvernator nga Ohaio ka rekomanduar Margaret Thatcher si 'imazh' të kartmonedhës, por kërkesa e tij u hodh poshtë pasi Thatcher nuk ishte amerikane. Situata më pas mori nota komike.

Kandidati tjetër për President, Donald Trump, kërkoi që në fletushkën e gjelbër të qëndronte fytyra e vajzës së tij, ndërsa një tjetër politikan ka thënë se më mirë do të kishte qenë nëse nëna e tij do të zinte 'vendin e nderit' në 10 dollarësh. 
nene tereza
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve