Nënës së Navalnyt i jepet ultimatum për funeralin sekret: Ceremoni mortore private ose e varrosim vetë
Nënës së Alexei Navalnyt i është dhënë ultimatum të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tre orësh, thotë zëdhënësja e Navalnyt
Nënës së Alexei Navalnyt i është dhënë ultimatum të pranojë një varrim “të fshehtë” të kritikut të Putinit brenda tre orësh, thotë zëdhënësja e Navalnyt.
Ndryshe, asaj i thanë se i biri do të varrosej në koloninë penale të Rrethit Arktik ku edhe vdiq një javë më parë.
“Por nëna e Navalny nuk pranoi të negociojë me komisionin hetimor, sepse ata nuk kanë autoritet të vendosin se si dhe ku ta varrosin djalin e saj”, tha zëdhënësja.
Ajo kërkon respektim të ligjit, sipas të cilit hetuesit janë të detyruar të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve nga përcaktimi i shkakut të vdekjes”, tha Kira Yarmysh. E këto dy ditë do të skadojnë të shtunën.
Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt. Zyrtarët e burgut thanë se ai u sëmurë pas një “shëtitjeje”.
Ekipi i Navalny u ka ofruar oficerëve të sigurisë 20,000 euro si shpërblim dhe ndihmë për t’u larguar nga Rusia në këmbim të informacionit për vdekjen e liderit të opozitës ruse në burg.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Vdekja e Alexei Navalny në burg, e bija publikon foto me të: Më mungon shumë
Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalny ka ndarë një foto me babanë e saj pas vdekjes së tij javën e kaluar në një burg të Rusisë.
“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë”, ka shkruar Dasha e cila dje së bashku me nënën e saj takoi presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në Kaliforni.