PRISHTINË, 18 Nëntor/ATSH/.- Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha sot se takimi me Ambasadorin austriak, Johann Brieger, ishte takim i zakonshëm ku u bisedua për krijimin e institucioneve.
Sipas KosovaPress, në një prononcim për mediat Isufi theksoi se " nuk ka asnjë ndryshim, pra qëndrimi i AAK-së është i njëjti pa ndryshime".
Ai tha se marrëveshja është e qëndrueshme dhe se kushdo që e prish do të ketë pasoja.
Gjatë ditës së sotme kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përveç ambasadorit austriak Brieger, zhvilloi takim edhe me ambasadorin britanik Ian Cliff./k.s/