Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve për Report Tv: Tregu shqipfolës ‘shpëtoi’ turizmin nga pandemia! Duhet të konkurrojmë me cilësi, jo me çmime të ulëta

Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve Kliton Gërxhani, duke folur për “goditjen” që i dha pandemia turizmit në Report Tv tha se atë e ka shpëtuar “tregu shqipfolës”.

Ai sqaroi se me “tregun shqipfolës” nënkupton turistët që vijnë nga Kosova si edhe shqiptarët që për shkak të pengesave të pandemisë kanë shijuar pushimet në vendin tonë.

“Nuk e kemi thënë që 2021 do të arrinte 2019, ndërsa në 2020 kemi qenë pothuajse të mbyllur. Shqipëria në krahasim me vendet e tjera ka një gjë të garantuar sa i përket tregut të turizmit, pasi ka tregun shqipfolës. Janë kosovarët që vijnë për pushime dhe shqiptarët që nuk arritën dot të dilnin jashtë vendit për shkak të kufizimeve të pandemisë. Kjo e ka bërë ndryshe Shqipërinë nga vendet e tjera. Kjo bëri që mos të dështonte sezoni i 2021. Bizneset që kanë bërë më shumë punë, janë ato të hotelerisë së vendosur në bregdet, pjesa tjetër ka bërë thuajse punë minimale. Pjesa e kulturës, që sjellin tregun perëndimor, kanë bërë vetëm pak punë në vjeshtë. Shpresojmë për një vit më të mirë.”, tha ai.

Gërxhani i ftuar në “Sot live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, tha se ajo që i duhet turizmit shqiptar është të konkurrojë me cilësi dhe jo me çmime të ulëta për të hedhur në këtë mënyrë edhe themelet për 10 vitet e ardhshme.

“Tregu shqiptar është ekonomik, është një nga shkaqet që kosovarët vijnë në Shqipëri. Ne konkurrojmë me çmim, jo me cilësi, jemi destinacioni më i lirë në rajon. Këto 4-5 vitet e ardhshme do t’i kemi prezent. Ne s’duhet të konkurrojmë vetëm me çmim, duhet të rrisim cilësinë nëse duam të hedhim themelet për 10 vitet e ardhshme.”, u shpreh ai.

I pyetur nëse masat kufizuese pengojnë turistët të udhëtojnë drejt vendit tonë ai tha që “Po”, kjo pasi pushimet kanë në thelb relaksin. Pra nëse turistët do të kenë gjithnjë në mëndje frikën e COVID-19, kjo do t’i bëjë ata të hezitojnë të udhëtojnë jashtë vendit.

“Dëmtohemi shumë. Më e pakta është ajo ndjenja psikologjike që do të kenë njerëzit nga frika dhe s’do të jenë të qetë. Thelbi i pushimeve është relaksi dhe qetësia, nëse ekziston ky meraku i infektimit, apo kriteret për në kufi, do e pengojnë atë, pra do të kemi gjithsesi më pak numra.”, u shpreh ai.

Ai tha se në këto momente të vështira është me rëndësi komunikimi dhe bashkëpunimi i sektorit të turizmit me ministrinë përkatëse.

“Ajo që duhet të ndodh është intensifikimi i kontakteve dhe bashkëpunimeve të sektorin tonë me Ministrinë e Turizmit. Ne takuam ministren Kumbaron parashtruam disa kërkesa dhe gjerat kryesore që konsuamuam ishin zgjatja e bexhave të operatorëve, ajo u mor parasysh dhe u zgjat menjëherë. Kërkuat të hapej një universitet turizmi, publik. Na mungon personeli dhe stafet e kualifikuara. Tregu ka nevojë për të rinj.”, u shpreh kryetari i Shoqatës së turoperatorëve.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja