Nënshkimi i protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varhelyi:Evropa ecën përpara

Nënshkimi i protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varhelyi:Evropa ecën përpara

Ditën e sotme u nënshkrua protokolli mes Maqedonisë së Verit dhe  Bullgarisë pas miratimit të propozimit francez ditën e djeshme.

Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në më 19 korrik, pikërisht tre ditë pasi parlamenti, në mungesë të opozitës, i dha dritën jeshile propozimit për heqjen e vetos bullgare për progresin e anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi nëpërmjet një postimi në Tiwitter ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë