Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për BBC-së se Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili hyri në fuqi në orën 16:00 sipas orës lokale këtë të premte. Njoftimi erdhi pasi të paktën 18 persona u vranë në Libanin jugor pas një vale sulmesh ajrore izraelite gjatë natës.
Gjatë këtij sulmi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë gjithashtu se kanë goditur 80 objektiva të lidhura me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani dhe kanë vrarë “dhjetëra” anëtarë të tij.
Ko gjë vjen një ditë pasi SHBA dhe Irani nënshkruan një marrëveshje që synonte t'i jepte fund konfliktit në Lindjen e Mesme.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se negocioi për të shmangur shndërrimin e luftës në depresion ekonomik global.
Megjithatë, lideri amerikan mohoi se ishte ndier në kufizuar nga kjo përvojë. I pyetur gjatë një interviste për Axios, se çfarë kishte mësuar nga lufta në lidhje me kufijtë e pushtetit të tij, ai u përgjigj:
“Nuk ka kufij. Ende nuk e kam mësuar atë mësim. E di që ekzistojnë, por nuk ka kufij”, tha ai.
Ai foli edhe për raportin me Benjamin Netanyahun, pas raportimeve se ka pasur mosmarrëveshje me kryeministrin izraelit.
“Me Bibi-n gjithçka është normale, por duhet ta mbajmë me mendje të kthjellët”, tha presidenti.
Në një postim në Truth Trump deklaroi se kjo luftë e ka dobësuar Iranin.
“Lufta e ka dobësuar Iranin. Ata nuk kanë më forcë ajrore, marinë, pajisje kundërajrore, radar dhe praktikisht asgjë tjetër. Megjithatë, demokratët thonë se Irani është më mirë tani sesa ishte katër muaj më parë. Sa budallenj mund të jenë disa njerëz?”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në “Truth”.
Lajm në përditësim...

Ministria e Jashtme e Iranit ka konfirmuar se takimi me zyrtarët amerikanë në Zvicër, i cili ishte planifikuar për sot, është shtyrë.
Megjithatë, ministria shtoi se janë duke u hartuar plane për një takim në ditët në vijim.
Bisedimet SHBA-Iran mbi marrëveshjen përfundimtare varen nga fillimi dhe vazhdimi i zbatimit të kushteve të specifikuara të memorandumit të mirëkuptimit, tha ministria.
Kjo duket të jetë një referencë për luftimet e reja në Liban, me Iranin që këmbëngul se duhet të ketë një armëpushim përfundimtar atje që të vazhdojnë bisedimet e ndara me SHBA-në.
Kujtojmë se sot, armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani hyri në fuqi.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar procedura të reja për anijet që dëshirojnë të kalojnë tranzit nëpër Hormuz pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran.
Në një deklaratë të botuar nga Tehran Times në X, shpjegoi se gjatë periudhës së mbuluar nga marrëveshja, anijet duhet të paraqesin një kërkesë për kalim të paktën 48 orë para se të mbërrijnë në Hormuz
Gjatë periudhës 60-ditore, tarifat përkatëse nuk do t'u ngarkohen pronarëve të anijeve, por do të mbulohen nga qeveria iraniane. Duke pasur parasysh praninë e minave, anijet duhet të koordinojnë kalimin e tyre me autoritetin.
Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur kanë rënë dakord për një armëpushim që fillon në orën 16:00 sipas orës lokale (13:00 GMT), tha një zyrtar i lartë amerikan për Reuters.
“Hezbollahu dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim”, tha zyrtari, duke shtuar se negociatorët e SHBA-së dhe Katarit e arritën marrëveshjen me ndihmën e Iranit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit vijuan sulmet ajrore gjatë natës në disa zona të Libanit jugor, ku në shënjestër ishin terroristët dhe infrastruktura e Hezbollahut.
Të paktën 16 persona u vranë gjatë këtyre sulmeve.
Sipas Times of Israel sulmet ishin një përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi terrorist i mbështetur nga Irani.
Komente







