TIRANE- Në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP (TransAdriatic Pipeline) zv. kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane Axpo Trading Ag.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në ambientet e METE-s. Haxhinasto vlerësoi se "marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP". Gjithashtu ministri i METE-s njoftoi se pritet të firmoset shumë shpejt marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.
Aksionerë të këtij konsorciumi janë shteti Azer, kompania angleze "British Petroleum", që ka pjesën kryesore të aksioneve, “Total” e Francës dhe kompania norvegjeze "Statoil", e cila është dhe aksioneri kryesor në projektin TAP
Sikurse është njoftuar, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kuadër midis Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në vjeshtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të vijojnë një numër marrëveshjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, që duhet të sigurojnë tërësinë e dokumentave që kërkohen për miratimin përfundimtar të linjës ndërkombëtare të gazit.
Për të marrë gazin nga fusha e Shah Denizit, në Azerbajxhan, ka deri tani dy varjante, njëri prej të cilit, pikërisht TAP, parashikon kalimin nëpër disa qindra kilometra në territorin shqiptar.
Aktualisht aksionerët e TAP: kompanitë "Rurhr Gaz", "Eon" dhe "Statoil" po kryejnë studimet teknike në tokë dhe det të hapur për të përcaktuar gjurmët se ku do të kalojë tubacioni në Shqipëri. Ky projekt i rëndësishëm, i cili do të furnizojë konsumatorin evropian me gaz me çmim të arsyeshëm, ka gjetur mbështetje nga BE dhe SHBA. Edhe pse brenda 6 muajve pritet të shpallet fituesi mes TAP dhe Nabucco në Shah Deniz, ministria e Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e studimit të fizibilitetit për gazifikimin e vendit, që mund të nisë pas vitit 2018 me ndërtimin e gazsjellësit TAP. Përmes një master-plani përcaktohen përfitimet nga gazifikimi për sektorin industrial dhe konsumatorët për përdorimin e përditshëm të gazit natyror.
Vendimin për përzgjedhjen mes dy grupeve TAP dhe Nabucco për ndërtimin e linjës së gazit natyror nga fusha 2 e Shah Deniz në detin Kaspik në Europë do t'a marrë konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com