Nënshkruhet marrëveshja! Rama ekspozon një prej ikonave të vjedhura në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Do vij vetë t'i marr vetë në Shqipëri

SHKUP- Është ekspozuar sot simbolikisht e me urdhër zhvendosje, ikona e Shën Ilias, një nga 20 objektet me vlerë të  sekuestruara si të vjedhura, e që mbahen në Shqipëri prej 9 vitesh. Ikona e ekspozuar nga kryeministri Edi Rama, e që do të kthehet sërish në Shqipëri, i përket Kishës së Shën Athanasit, në fshatin Radoshtë në Strugë dhe është pikturuar nga Dicco Zografi.

Ndonëse janë verifikuar si prona të shtetit Maqedonas, ikonat nuk janë dorëzuar ende për shkak të boshllëqeve legjislative që ka  për procedura të tilla zhvendosj. Në lidhje me ruajtjen e përkohshme të këtyre ikonave dhe të tjerave të sekuestruara si pjesë e trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme do të nënshkruajnë ditën e nesërme një marrëveshje të përbashkët. Ndërkohë ikonat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit maqedonas, vetëm pasi marrëveshja të ratifikohet, për këtë ende nuk ka një datë konkrete në agjendën e Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes së përbashkët mes 2 qeverive,  kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të shkojë personalisht në Shqipëri për të marrë ikonat. Nuk mungoi falënderimi i tij për Edi Ramën. 

“Ky është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje.

Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski.

“Në rregull ka fol se nuk kuptova asgjë”, iu përgjigj Rama duke qeshur.

Objektet e trashëgimisë kulturore janë sekuestruar në vitin 2013, por ende nuk janë dorëzuar në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht verifikimit të prejardhjes së tyre. Më 17 mars, Ministria e Kulturës njoftoi se për 21 ikonat e sekuestruara ishte origjina prej Maqedonisë së Veriut. Ndonëse po mbushin një dekadë, ikonat ende nuk janë çuar në destinacion edhe për shkak të procedurave ligjore e burokrative. 

21 veprat që i përkasin Maqedonisë së Veriut u gjetën në shtëpinë e Artan Koçiut, i arrestuar në 2013 për trafik të ikonave. Në 2014 ai u dënua me 14 muaj burg “për përvetësim të parave dhe të mallrave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”. Atë kohë ai dhe Gjergji Thimio pretendonin se veprat e artit të sekuestruara nga policia janë koleksion i mbledhur prej vitesh madje edhe me leje të Ministrisë së Kulturës.

Edhe në mars të këtij viti, u zbuluan 4000 vepra arti që kapnin vlerën 8 milionë euro në banesën e Artan Koçiut në Tiranë. Veprat e artit janë të karakterit fetar, ndërsa dyshohet se ato janë të vjedhura në kisha në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni.

1668428128_finalprojekt.00371808.Still004.jpg

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë