Në Forumin Ekonomik të Davosit u themelua zyrtarisht Bordi i Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Osmani u ul pranë Trump në momentin e hedhjes së firmës së saj. Mes dy liderëve ka pasur shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër.
Edhe Shqipëria ka pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, por kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.
Në Davos, ishin 19 shtete të cilat nënshkruan marrëveshjen; Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Mongolia.
Gjatë fjalës së tij, Trump tha se kjo organizatë do të ketë sukses në Gaza. Ai shtoi se pjesëmarrës në Bordin e Paqes janë kryesisht liderët e vendeve që e pëlqejnë atë, teksa tha më tej se të gjithë shtetet që kanë marrë ftesë mund të bëhen pjesë.
Lajmi kryesor:
Trump dhe liderët e 19 shteteve nënshkruajnë në Davos marrëveshjen për Bordin e Paqes, e pranishme dhe Osmani! Presidenti i SHBA: Do kemi sukses në Gaza









