Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë një seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.Seanca do të mblidhet me kërkesën e 1/5 së deputetëve të Grupit Parlamentar të PS.
Një ditë më parë qeveria miratoi marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Në këtë fazë nuk do të ketë detyrime financiare. Të vetmet kosoto, siç parashikon Karta e Bordit, do të jenë kontribute vullnetare për organizatën të cilat do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme.
Deputetët e Partisë Demokratike njoftuan se do të marrin pjesë. Në mesazhin dërguar deputetëve thuhet se pavararësisht shkeljes së rregullave procedurale kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit nga mazhoranca, grupi parlamentar duhet të votojë pozitivisht si një mbëshetje ndaj angazhimit të presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
Shqipëria, si shtet anëtar, do të përfaqësohet në këtë organizatë nga kryeministri Edi Rama, siç përcaktohet që në titullin e projektligjit, ndërsa mandati, siç parashikon karta do të zgjasë fillimisht tre vjet me mundësi rinovimi nga Kryetari Trump. Mandat të kufizuar nuk do të kenë vetëm ato shtete që kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të pare, e që falë pagesës do të kenë statusin e anëtarit të përhershëm.
Lajm ne përditësim...
Komente










