Nepal/ Avioni me 72 persona në bord rrëzohet gjatë uljes, vdesin 68 udhëtarë! VIDEO nga momenti i ‘rrotullimit të çuditshëm’ pak para shpërthimit

NEPAL- Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror, mësohet se kanë humbur jetën 68 udhëtarë. Një qytetar ka filmuar momentin e fundit të avionit, ku shihet se bën një kthesë dhe më pas shpërthen.

Referuar asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, në bord ishin 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Mes pasagjerëve kishte shumë të huaj, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 koreano-jugor, 1 francez, 1 argjentinas, 1 australian. Televizioni shtetëror raportoi se disa trupa ishin nxjerrë nga vendi i përplasjes, teksa mbeten të paqarta shkaqet.

Avioni u rrëzua midis aeroportit të vjetër dhe Aeroportit Ndërkombëtar Pokhara, në rrethin Kaski, rreth 200 km në veriperëndim të Katmandu. Kryeministri Pushpa Kamal Dahal thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe u kërkoi agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit.

Vitin e kaluar një avion me 22 persona në bord u rrëzua në malet e Nepalit. Një tjetër aksident daton në vitin 2018, në atë rast humbën jetën 49 persona. 

Momente nga operacioni i kërkim-shpëtimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Tragjedia në Nepal/Thellohet bilanci, 64 viktima nga rrëzimi i avionit, autoritetet vijojnë kërkimet për 8 pasagjerët e fundit

1673783750_23011505055302pokharaplanecrash011523.jpg

Është thelluar bilanci i tragjedisë pas rrëzimit të avionit me 72 persona në bord pranë një aeroporti në Nepal.

Sipas CNN, deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 64 persona. Në momentin e ngjarjes në avion ndodheshin 72 persona me të cilëve 4 anëtarë të ekuipazhit dhe 68 pasagjerë.

Po punohet ende për të gjetur edhe 8 pasagjerët e fundit, ndërkohë që shpresat që ata të jenë gjallë po shuhen.

Në mesin e viktimave është edhe një foshnje, sipas autoritetit civil të Nepalit.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen