Më shumë trupa janë gjetur gjatë ditëve pasuese nën gërmadhat e shtëpive të shkatërruara në Kathmandu pas tërmetit të fuqishëm në Nepal që shkaktoi një katastrofë të vërtetë natyrore. Deri më tani numri i viktimave ka arritur në rreth 5 mijë persona, por mund të arrijë deri në 10 mijë bashkë me numrin e të vdekurve në fshatrat e largët të zonës.
Zyrtarët qeveritarë e përshkruajnë tërmetin shkatërrues si një katastrofë të “një niveli të paprecedentë”. Ekspertët nga një organizatë joqeveritare Poloneze thonë se mundësitë për të gjetur të tjerë të mbijetuar 6 ditë pas tërmetit janë pothuajse zero.
Për këtë arsye kërkohet që fokusi të kthehet më tepër tek të mbijetuarit, dhe mjekët paralajmërojnë se mund të jetë me rrezik shpërthimi i ndonjë epidemie për shkak të shkatërrimit të sistemit sanitar të kryeqytetit të Nepalit, çka mund të shkaktojë të tjera viktima.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com