Autoritetet e Nepalit kanë përjashtuar mundësinë e gjetjes së të tjerëve të mbijetura gjatë tërmetit të javës së fundit, ndërsa bilanci i viktimave është rritur në 6,621.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme deklaroi se grupet e kërkimit dhe shpëtimit po përpiqen në maksimum por tashmë nuk ka më asnjë shans për të gjetur të mbijetuar nën gërmadhat e shkatërrimeve masive që shkaktoi tërmeti 7.9 ballë.
Mbi 14 mijë persona janë lënduar nga tërmeti katastrofik një javë më parë dhe ende fati i mijëra personave në zonat periferike të epiqendrës së tërmetit mbetet i panjohur. Bilanci i viktimave mund të rritet më tej, teksa kryeministri i vendit paralajmëron për rreth 10 mijë të vdekur.
Ndërsa shumica e viktimave ishin në nepal, e kryesisht në kryeqytetit Kathmandu, rreth 100 persona të tjerë humbën jetën në vendet fqinje si në Indi, Tibet dhe Bangladesh. Përfaqësues të Bashkimit Europian, paralajmëruan një ditë më parë se fati i 1 mijë qytetarëve europianë është ende i panjohur dhe ska asnjë lajm mbi vendodhjen e tyre.
Nepali ka bërë thirrje vazhdimisht për ndihmë nga ndërkombëtarët dhe organizatat humanitare, teksa pranon se nuk kanë qenë të përgatitur për një katastrofë të tillë natyrore.
Mijëra persona vazhojnë të jetojnë në tenda dhe sfida e rradhës për Nepalin janë epidemitë e mundshme që mund të godasin vendin, për shkak të kushteve të këqija higjenike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com