Nerva, dy gola dhe kartona të kuq! Atl. Madrid fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit e La Ligas (VIDEO)

Nerva, dy gola dhe kartona të kuq! Atl. Madrid fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit e La Ligas (VIDEO)

Osasuna 0-2 Atl. Madrid

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi ndeshjet e javës së shtatë. Celta Vigo dhe Alaves barazuan 1-1, ndërsa Granada dhe Betis u ndanë po në paqe, pas barazimit 1-1. Për Granadan në minutën e 37-të doli i dëmtuar Myrto Uzuni, duke ngritur alarmin në stafin e Kombëtares.

Në "Pamplona", Osasuna humbi 0-2 kundër Atletico Madrid. Ishte Griezmann që në minutën e 20-të kaloi djemtë e Simeones në avantazh. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta ndodhën shumëçka. Dueli u nervozua për shkak të ndërhyrjeve në fushë, me arbitrin Munuera që ndëshkoi me dy kartona të kuq vendasit. Arrasate (jo) në fushë dhe Avila dolën me karton të kuq.

Do duhej minuta e 81-të që Riquelme të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë për madrilenët e vegjël. Pas fitores në derbin me Realin, Atletico siguroi tri pikët e radhës në një transfertë të vështirë.

Me 13 pikë Atletico ngjitet në vendin e pesët, gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Gironas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër