SHBA - Psikologët mendojnë se të qenit nervoz për gjëra të vogla mund të dëmtojë shëndetin mendor. Një studim i kryer nga ekspertët e Universitetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara del në përfundimin se stresi i përsëritur dhe nervoza e përditshme mund të ndikojnë më vonë në ekuilibrin tuaj psikologjik.
“Edhe irritimi më i vogël mund t’ju shkaktojë dëme”,-thotë studiuesit. “Në kundërshtim me atë që është menduar më pare, çrregullimet mendore mund të shkaktohen jo vetëm nga traumat e mëdha, por edhe nga përmbledhja e episodeve të vogla të ankthit. Do të donit që një mëngjes të mos shkonit në punë. Keni ngecur në trafik për orë të tëra. Përfundimi i kësaj: në punë shkoni vonë, nervozoheni dhe për pasojë rrisni rrezikun e shqetësimeve psikologjike”,- theksohet në studim.
Zgjidhja, numëroni deri në 10 që të qetësoheni dhe nëse nuk ka rezultat, numëroni edhe më shumë.
/Shqiptarja.com