Nesër Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të zhvillojë zgjedhjet për presidentin e ri. Në garë për postin e presidentit të FSHP janë dy kandidatë, Elez Gjoza dhe Theodhor Masllavica.
Të dy personazhet janë të njohur në peshëngritje. Elez Gjoza është kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.2. Në karrierën e tij sportive, Gjoza ka qenë kampion kombëtar me Partizanin, mbajtës i 32 rekordeve dhe fitues i 12 medaljeve të arta.
Ndërsa Masllavica është ish -peshëngritës, por edhe një ekonomist mjaft i mirë, dhe që një gjë tillë e ka shfrytëzuar për të ngritur një biznes.
Gara midis dy kandidatëve pritet që të jetë mjaft e fortë. Të dy kandidatët premtojnë se do të sjellin ndryshime, ndërkohë theksojnë që Esat Ademi ka vendosur që të mos kandidojë për president të FSHP.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com