Ministrja Mogherini, në intervistën e dhënë për gazetarin Carlo Bollino, vlerëson miqësinë dhe konsideratën për kryeministrin Edi Rama.
Ministrja ka vlerësuar edhe operacionin e policisë në Lazarat, si dhe punën e bërë nga policia dhe ministri Saimir Tahiri në çlirimin nga droga të fshatit famëkeq. Mogherini është ndalur edhe në ndihmën që mund të japë Roma në dialogun mazhorancë-opozitë, sa i përket reformave më të rëndësishme të vendit.
Sa i përket investimeve italiane në Shqipëri Federica Mogherini thekson se krahas të tjerave, pjesë e vizitës së saj është edhe nënshkrimi i protokollit për ndihmat në vlerën e 81.7 mln euro, si dhe perspektivat e investimeve italiane në energji e telekomunikacion.
Detaje më të plota të intervistës ekskluzive të ministres së jashtme italiane do të mund t’i lexoni nesër në “Shqiptarja.com”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)