TIRANE - Këtë vit gara me spektakolare e 8 viteve të fundit "Rally Albania" do të startojë më 9 qershor në Tiranë me nisjen nga Piramida për të përshkuar më pas 80 përqind të territorit shqiptar në një javë emocionuese që do të mbledhë rreth 320 pilotë nga 22 shtete të botës.
Nga Razma në Theth, nga Voskopoja në Himarë, dhjetëra pilotët të huaj do të kenë mundësi që të prekin nga afër, natyrën dhe mikpritjen shqiptare për një javë. Kjo garë organizohet nga Federata e Motoçiklizmit, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve si dhe nga sponsora të tjerë ku mes tyre bën pjesë edhe gazeta Shqiptarja.com.
Më shumë pilotë këtë herë kanë ardhur nga Holanda, por nuk mungojnë dhe ata nga Çekia, Gjermania, Anglia, Greqia, Spanja, madje edhe nga Afrika e Jugut, të cilët do të përshkojnë rreth 1600 km rrugë, ku terreni do të jetë më i vështirë se çdo vit tjetër për arsye edhe të motit të keq. Janë rreth 200 mjete që do të testojnë edhe vetën e tyre dhe sipas drejtuesve shpresohet që këto mjete ta mbarojnë garën deri në fund.
30 përqind e pilotëve pjesëmarrës, rikthehen sërish në vendin tonë, për të garuar apo për të pushuar me familjen, cka tregon rëndësinë e madhe të këtij aktiviteti sportiv që përfundon mbrëmjen e 15 qershorit, ku garuesit do të rikthehen sërish në Tiranë.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com