Nesër starton faza e grupeve të Champions League për sezonin 2015-2016. Të parat që zbresin ën fushë janë grupet A,B,C dhe D ku mbi të gjitha spikat dueli Manchester City-Juventus. Gjithsesi nëse i marrim grupet me radhë në grupin A Real Madrid debuton në “Santiago Bernabeu” dhe pret ukrainasit e Shakhtar Donetsk ndërsa PSG luan në shtëpi ndaj Malmo.

Në grupin B Manchester United udhëton në Holandë dhe përballet me vendasit e PSV ndërsa gjermanët e Wolfsburg presin CSKA-në e Moskës.

Në grupin C spikat Galatasaray-Atletico Madrid dhe në grupin D është superndeshja e mbrëmjes City-Juventus.

Këto janë 8 ndeshjet e para të Champions që luhen të gjitha ën 20:45.

Grupi A 
PSG-Malmo
Real Madrid-Shakhtar Donetsk

Grupi B
Wolfsburg-CSKA Moska
PSV-Manchester United

Grupi C
Galatasaray-Atletico Madrid
Benfica-Astana

Grupi D
Manchester City-Juventus
Sevilla- Mönchengladbach

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)