Nesër do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Referuar Kushtetutës ky raund mund edhe të ezaurohet pa kandidaturë. Por gjithsesi nëse do të ketë një kandidaturë që nuk do të marrë konsensusin, mazhoranca qeverisëse e zgjedh edhe me 71 vota në Kuvend. Pra 70+1. Ende nuk është bërë zyrtare një kandidaturë për President, i cili më parë duhet të marrë firmat e 20 deputetëve të Parlamentit. I vetmi që qëndron si kandidat i vetëshpallur është ish- lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Tashmë dy ditë pas seancës plenare ku u zhvillua raundi i tretë nuk është e bërë e njohur ndonjë kandidaturë tjetër. Gjasa ka që të ketë lëvizje në rang negociatash për të zgjedhur një President ashtu siç e kërkon edhe Komuniteti Europian dhe SHBA, për një president konsensual. Mendohet, sipas burimeve, që ekzistojnë disa emra të fshehtë tek tryeza e kryesocialistit Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë është pohuar se do të ketë tryeza me kryetarët e partive të kualicionit, që mund të propozojnë emra të tjerë për ta testuar sërish Partinë Socialiste.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)








