Nëse CEZ tërhiqet, Shqipëria
rrezikon të humbë 60 mln euro
Nëse tërhiqet nga Shqipëria, kompania e Shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, merr garancinë për investitorin e huaj. Garancinë e mbulon Banka Botërore dhe si zbatuese është filialja në Budapest e "Citibank" (Foto: Selia e CEZ Group në Pragë)
TIRANE - Në rast se largohet nga Shqipëria, kompania e Shpërndarjes së energjisë elektrike përfiton një shifër deri në 60 milionë euro. Ky penalitet përmbahet në një ligj të posaçëm, të miratuar nga Kuvendi më 11 maj të vitit 2009, ku përcaktohen kushtet e garancisë për investitorin e huaj. Privatizimi i sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike është cilësuar deri tani si një nga veprimet më të suksesshme të qeverisë. Ai është cilësuar edhe si një shembull i interesimit të investitorëve të huaj për të sjellë kapitalet e tyre në Shqipëri, për më tepër, në një sektor të cilësuar si "të vështirë", ku nuk paguhen faturat, ku vidhet energjia dhe mbrojtja e shtetit është minimale.
GARANCIA
Por, shumëkush ka harruar se investitori, para se të vinte në vendin tonë, e të paguante shifrën prej 102 milionë eurosh për paketën kontrolluese të aksioneve të ish-OSSH-së, ka siguruar, veç kontratës, edhe një garanci në rast se pala shqiptare i cenon interesat. Në ligjin nr. 10126 thuhet se garancia është një letër-kredi deri në vlerën e 60 milionë eurove, shifër me të cilën CEZ do të mbulonte humbjet, në rast se këto humbje i shkaktohen në të ardhurat në shfrytëzim, që lindin nga një "ndryshim thelbësor përkeqësues". Me këtë term të fundit, mund të cilësohen edhe vendimet e fundit të ERE-s, që ndaluan për tre vite rresht ngritjen e tarifave të CEZ-it, ndërkohë që kompania kishte kërkuar, ose njohjen e borxhit të keq, ose rritje tarifore. Në ligj është thënë se "Ndryshim Thelbësor Përkeqësues" do të thotë çdo ngjarje që shkakton apo ka arsye për të menduar që do shkaktojë një ndryshim thelbësor me pasoja përkeqësuese mbi aktivitetin dhe asetet e OSSH-se dhe s i rezultat i të cilit OSSH-ja apo Blerësi pësojnë një humbje vlera e së cilës e tejkalon shifrën dhjetë milionë euro, përfshirë këtu pa kufizim ngjarjet që vijojnë: humbja e një numri të konsiderueshëm klientësh, çdo ndryshim thelbësor në kuadrin rregullator në Shqipëri siç përcaktohet në Deklaratën Rregullatore, heqja dorë, fshirja ose ndryshimi i një Licence apo deklarimi i gjendjes së paaftësisë paguese ose i likuidimit të OSSH-se nga një gjykatë kompetente, etj.
FONDI
Garancinë e mbulon Banka Botërore dhe si zbatuese është filialja në Budapest e "Citibank". Në rast se pala shqiptare dëmton investitorin, thuhet në ligjin e garancisë, banka do të paguante kompaninë dhe pastaj qeveria shqiptare do të paguante, jo vetëm shifrën e paguar nga banka, por edhe 1% mbi shumën. Në rast se shuma e paguar CEZ-it do të ishte plot 60 milionë euro, mbi këtë shifër do të paguheshin edhe 600 mijë euro plus interes bankar.
(Foto: Selia e CEZ Group në Pragë)(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46