Nëse rriten shifrat e të infektuarve, mund të kemi izolim të pjesshëm! Mjeku Gjata: Frika nga COVID-19 pacientët refuzojnë të operohen (VIDEO)

Për shkak të situatës së covid-19 në QSUT kryhen rreth 7-8 operacione të planifikuara në ditë. Shefi shërbimit në kirurgjinë e përgjithshme, Arben Gjata tregon se spitali i është përshtatur masave anti-covid ndaj dhe numri i shtretërve për pacientët është i reduktuar.

Për shkak të ruajtjes së masave anti-covid kemi numër më të ulët pacientësh që mbajmë të shtruar në spital për të ruajtur distancën, për të shmangur infeksionin e pacientëve midis njëri-tjetrit. Janë gati 7-8 operacione që bëhen në një shërbim në ditë. Nëse do ishte periudhë jo covidiane mund të operoheshin dhe më shumë sepse mund të kishte më shumë shtretër për të mbajtur pacientët”-tha Arben Gjata.

Për shkak të frikës së infektimit nga virusi, ka pacientë që refuzojnë të operohen.

Natyrisht që ka pacientë që kanë frikë të operohen jo vetëm në spitalet publike po dhe në ato private. Bëhet fjalë për pacientë që kanë përgjithësisht patologji që presin pra janë operacione të planifikuara pra një teroide që mund të presi mund të operohet dhe pas 6 muajsh duke ndenjur me mjekim. Dhe ne nuk është se i nxisim që pacientët që kanë patologji që mund të presin të operohen në periudhë covidi sepse risku natyrisht është dhe i prekjes nga covidi”-u shpreh Gjata.

Gjata është dhe pjesë e Task Forcës për burimet njerëzore gjatë periudhë së COVID. Ai tregon se është shtuar numri i punonjësve në QSUT, sepse do jenë pikërisht bluzat e bardha nga ky spital që do të shërbejnë në dy spitalet e tjera COVID.

“Është shtuar numri i burimeve njerëzore, është shtuar numri i punonjësve pranë QSUT sepse ato dy spitale do të mbulohen nga punonjësit e QSUT. Është rritur numri i infermierëve të cilët kanë filluar punë dhe janë duke punuar gjatë kësaj periudhe pranë COVID 1 në mënyrë që dhe të trajnohen për të punuar në spitale të tjera nëse do të ketë nevojë. Rreth 50 është rritur numri i infermierëve në QSUT”-tha ndër të tjera profesor Gjata.

Gjata këshillon që këtë vit vaksina e gripit të bëhet nga e gjithë popullata në mënyrë që gjatë periudhës vjeshtë-dimër të ulet numri i pacientëve të prekur nga gripi. Sa i përket rikthimit të masave shtrënguese në rast të rritjes së shifrave, Gjata thotë se mund të funksionojmë me izolime të pjesshme.

“Shumë vende propozojnë lockdoëne të pjesshme. Pra tani që kemi duke diskutuar përshembull në Madrid është një pjesë e Madridit që ka bërë lockdoën ku banojnë rreth 900 mijë banorë. Pra mund të funksionojmë me lockdoëne të pjesshme në ato zona që mund të kenë risk më të lartë, për të bërë një kontroll të pjesshëm të virusit. Të shpresojmë që mos të kemi nevojë”-tha Arben Gjata.

VIDEO/Intervista e plotë

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb