Ish-shefi i stacionit të CIA-s në Moskë, Daniel Hoffman, pretendon se fundi i liderit rus Vladimir Putin do të vijë nga miqtë e tij, të cilët do të përpiqen t'a rrëzojnë fshehurazi presidentin nëse pushtimi i tij në Ukrainë fillon të 'dalë jashtë-kontrollit dhe parashikimit'.
“Këta njerëz që do ta bëjnë këtë do të jenë aq të fshehtë saqë Putin nuk do të mundet t'i gjejë dhe t'i vrasë më parë,” u shpreh Hoffman.
“Do të ndodhë krejt papritur. Dhe ai do të jetë i vdekur.”, shtoi ai.
Ish-shefi i Inteligjencës tha se anëtarët e rrethit të tij të brendshëm mund të vendosen për një kryengritje për të marrë në dorë kontrollin e konfliktit.
“Askush nuk do të pyesë, 'Hej Vladimir, do të doje të largoheshe?', tha Hoffman.
Gjendja shëndetësore e Putinit ka ngritur dyshime se Rusia së shpejti mund të fitojë një udhëheqës të ri dhe Hoffman tha se janë tre 'lojtarë kyç' që duhen mbajtur nën vëzhgim nëse Putini zëvendësohet.
Në krye të listës për të kapur potencialisht kontrollin e Moskës është Nikolai Patrushev, Shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit, si dhe Alexander Bortnikov, Drejtori i Agjencisë Sekrete të Inteligjencës ruse FSB.
Megjithatë, ndoshta Zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, një aleat qendror i Putinit, i cili ka pasur një rol shumë të dukshëm në konfliktin e Rusisë në Ukrainë. Një tjetër ish-agjent i CIA-s, Ronald Marks, ra dakord se Rusia mund të vendoset për një udhëheqës të ri dhe tha se nëse Putini rrëzohet, do të ketë kaos pasi Moska goditet nga një luftë masive për pushtet.
“Do të kishte një përleshje të çmendur për disa javë se kush e merr pushtetin,” tha ai për Daily Beast.
Edhe pse ish-agjenti i Inteligjencës tha se Putini deri më tani e ka të sigurt pushtetin ndërkohë që Rusia ka përparësi në disa rajone në Ukrainës.
Nëse lufta fillon të shkojë drejt greminës, presidenti do të bëhej i pambrojtur.
“Rusia po bën fitime tani dhe ata nuk do të tërhiqen. Askush nuk tërhiqet kur ti fiton. Nëse Ukraina me ndonjë mrekulli do të ishte në gjendje t'i shtynte këta njerëz nga Donbasi dhe ta bënte atë poshtëruese për të, unë mendoj se ai është i gatshëm,” shtoi Marks./The Sun
Lajmi kryesor: