Opozita kërkon një qeveri kalimtare për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi akuzon kryeministrin Edi Rama të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Por nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe procesi do të zhvillohej sot, si do të votonin shqiptarët? Sondazhi i publikuar nga Report Tv tregon se Partia Socialiste do të fitonte 50-54%, madje duke pasur sërish rritje në krahasim me një muaj më parë me 1%, teksa në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. Ndërsa PD-ja do të merrte 32-36% duke u rritur me 3% në krahasim me një muaj më parë. LSI-ja ka rënie me 2%, nga 9-11% muajin e parë në 7-9% sot. PDIU-ja do të merrte 2-4% dhe PR-ja 0-2%.
Lajmi kryesor: