Europe Elects, platforma që merret me publikimin e sondazheve në lidhje me zgjedhjet që pritet të zhvillohen në vendet e Europës ka publikuar parashikimet për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Duke iu referuar sondazhit të zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli më 8 dhjetor, Europe Elects ka publikuar të dhënat e këtij sondazhi për parashikimin e fituesit në zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021.

Sondazhi i Piepolit për Report Tv publikuar nga Europe Elects

Sipas sondazhit të Pielopit për Report Tv, Partia Socialiste ka shumicën në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa në humbje të thellë është LSI-së, votat e së cilës i shkojnë PS-së. Nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot 53- 59% e tyre do të votonin Partinë Socialiste që ka një rritje nga zgjedhjet e 2017 kur mori 48,24% të votave. Një rritje që është paralele me rënien drastike që sipas sondazhi shënon LSI krahasuar me 2017: Sot partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vite më parë ka marrë 14,28%. 

Europe Elects është themeluar në 2014 dhe është një platformë që sjell sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve mund të arrihen në vendet e Europës. Kjo platformë publikon sondazhet e bëra nga kompanitë e sondazheve në të gjitha vendet evropiane dhe nënndarjet e saj në mënyrë që të tregojë si nivelin e mbështetjes për partitë kombëtare ashtu edhe për Bashkimin Evropian në secilin vend.