Për Fiorentino Perez, president i Real Madid, i zgjedhur edhe si kreu i Superligës europiane, krijimi i këtij kompeticioni të ri që ka krijuar kaos në kontinentin e vjetër, synon të shpëtojë futbollin. Perez njëlloj si presidenti i Juventusit Agnelli të cilët janë kritikuar ashpër për të këtë iniciativë, thotë se nëse organizimi i futbollit nuk ndryshon atëherë klubet rrezikojnë të shkrihen.
‘Nëse vazhdojmë me modelin aktual të Champions League atëherë në 2024 të gjithë skuadrat do kenë marrë fund. Situata është dramatike, tani dhe më shumë prej pandemisë. UEFA është një regjim monopol dhe nuk bën mirë që kërcënon apo fyen. Do ishte mirë që të bashkpunonte.’
Ndërkohë rreth e qark Europës vijojnë reagimet e panumërta kundër Superligës europiane. Në ndeshjen e Premier League që Liverpool luajti kundër Leeds, skuadra e Kloop u provokua nga vendasit.
Leeds kishte lënë në dhomat e zhveshjes së Liverpool fanella me stemën e Champions League, ndërsa shkruhej ‘meritoje’. Kjo për shkak se ata janë 1 nga 12 klubet pjesmarrëse në Superligë, por gjithsesi refuzuan t’i veshin. Ky provokim acaroi trajnerin e Liverpool Jurgen Kloop, i cili tha se është i inatosur, ndërsa më herët deklaroi se klubi nuk e kishte pyetur as atë dhe as futbollistët nëse ishin dakord për të luajtur në Superligë.
Sakaq së fundmi është folur se Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City mund të përjashtohen nga gjysmëfinalet e Champions League pasi kanë pranuar të jenë në kompeticionin e ri. Gjithsesi Perez ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore për ta bërë këtë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Sot 18 ndeshjet në një orar, duelet e fundit në grup vendosin fatet e klubeve! Man. City rrezikon eliminimin
29 Janar, 08:36
-
Europa League/ Man. United tri pikë në limite, hap të sigurt për në 1/8! Zhgënjejnë Roma e Ajax, kualifikohet Lazio
24 Janar, 08:39
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Hidhet shorti i Conference League, mësoni tetë përballjet e fazës play-off
20 Dhjetor 2024, 13:29
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor 2024, 09:19
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor 2024, 15:43
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor 2024, 17:32
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor 2024, 16:04